Jamanit nuk i hiqen nga mendja fjalët e rënda që i tha Seheri. Zuhal nuk e duron dot faktin që Jaman i shkon pas Seherit dhe përgatit planin e saj. Seher i kërkon falje Selimit për incidentin në restorantin e tij. Ikbal e nxit Selimin kundër Jamanit. Kiraz dhe Ali bëhen më të afërt me njëri-tjetrin. Seher i kërkon Jamanit të mos merret me Selimin sepse nuk ka asnjë faj. Selim nuk e lë me kaq dhe merr pistoletën për t’u hakmarrë. Nga ana tjetër edhe Jaman nuk heq dorë pavarësisht fjalëve të Seherit.








