Sema shkon për vizitë në spital dhe dëgjon Melisën duke thirrur për ndihmë. Orhan njofton Arzun që Xhengiz ka bërë vetëvrasje. Arzu tronditet. Ozlem dhe Nilgyn arrijën në spital. Ozlem e dëshpëruar pyet Xhenetin nëse Xhengiz ka vdekur. Xhenet i thotë se po presin ende një lajm nga doktorët. Doktori më në fund del nga operacioni dhe u thotë se gjendja e Xhengizit është shumë kritike. Ai thotë se ja nxorrën plumbin por nuk dihen dëmtimet që ka pësuar në tru. Sema vendos ta nxjerrë Melisën nga spitali psikiatrik. Sema i kërkon Melisës të mos e hapë më çështjen e Xhenetit në shtëpi dhe ta heqë atë nga mendja. Arzu shkon në spital dhe i gjen Mahirin dhe Ozlemin pranë njëri-tjetrit. Ozlem pyet Arzun çfarë kërkon aty. Arzu nuk i kthen përgjigje. Kaja i thotë Arzus se Xhengizi do vdesë dhe se nuk e lë punën përgjys. Arzu tronditet. Mahir pyet Arzun nëse ka ndonjë ide pse Xhengizi ka kryer vetëvrasje. Arzu habitet kur sheh Melisën në shtëpi. Melisa i tregon që Sema e nxori nga spitali. Mahir i bërtet Semës që e ka bërë një gjë të tillë. Ai kërkon që Melisa të dërgohet sërish në spital. Melisa i lutet. Sema dhe Arzu mbrojnë Melisën. Selim jep dëshminë para hetuesit. Hetuesi dyshon se Xhengiz është vrarë nga dikush. Arzu njofton Semën se do largohet bashkë me Melisën. Sema nuk pranon që Melisa të largohet. Ajo i kujton Arzus të kaluarën dhe faktin që ka ndryshuar emrin. Melisa i dëgjon fshehtas. Sema kërcënon Arzun se do nuk do e shohë kurrë Melisën nëse tenton të largohet. Kaja pyet Nilgynin nëse gjeti diçka në dhomën e punës së Xhengizit. Nilgyn nuk i tregon. Selim i thotë Kajas se nuk do ndalet derisa ta gjejë se kush ja ka bërë këtë Xhengizit. Melisa kujton fjalët e Mukadezit dhe bën lidhjen me fjalët e Semës mbi të shkuarën e Arzus. Mahir zihet me Arzun dhe i thotë se prej vitesh ajo e ka përdorur atë. Ai i thotë Arzus se ajo nuk e ka dashur asnjëherë. Mukadez dyshon se ka qenë Kaja që e ka vrarë Xhengizin. Selim kontrollon gjërat e Xhengizit dhe gjen një copë të pazëllit. Ai tronditet kur kupton që ka qenë i ati ai i cili i dërgonte Xhenetit zarfet. Melisa pyet Arzun nëse i mban diçka të fshehtë. /revistawho.com