Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin!

10/03/2026
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

Një debat i drejtpërdrejtë mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania ka kthyer sërish vëmendjen tek marrëdhënia e tensionuar mes Selin dhe Miri. Dikur të konsideruar miq brenda shtëpisë, dy banorët u përballën publikisht për një temë që ka qarkulluar prej kohësh mes banorëve, pretendimi se Selin mund të kishte ndjenja për Mirin.





Debati nisi me një pyetje të drejtpërdrejtë nga Selin:

“Si del ti të akuzosh një vajzë që ka ndjenja për ty?”.


Miri reagoi menjëherë duke e mohuar: “Nuk akuzova”.

Selin këmbënguli: “Po, ti ke akuzuar”.

Por ai u përgjigj: “Jo, unë të kam pyetur. Vajzë e dashur, siç më ke pyetur ti, si e dallon me eksperiencën tënde që një mashkull ka ndjenja për ty”.

Selin u shpreh: “Unë nuk e kam ndjerë”.

Miri shtoi shkurt: “As unë”.

 

Megjithatë, për Selin kjo çështje nuk ishte aq e thjeshtë. Ajo shpjegoi se kishte besim tek intuita e saj dhe se e kishte bërë të qartë që nuk kishte ndjenja romantike. “Unë kam thënë që instinkti im femëror nuk gabon. Instinkti im është shumë i lartë. E kam thënë që Miri nuk ka ndjenja për mua, nuk më ka ngacmuar ndonjëherë seksualisht. Kur kemi bërë debatin tonë, të kam thënë që nuk i kam ndjerë ndonjëherë këto gjëra, por duke dëgjuar 15 veta që më akuzojnë, po të pyes. Kur mora përgjigjen çfarë bëra unë? Shkova te njerëzit e tjerë, apo e lashë me përgjigjen ‘Jo’ dhe nuk të kam ngacmuar më?”.

 

Miri nga ana tjetër u shpreh se pyetja e tij kishte ardhur si reagim ndaj diskutimeve që po qarkullonin në shtëpi. “Kush është pyetja? Se po bën një koment kot tani. E ka parë gjithë dynjaja atë”. Kur Selin e pyeti pse vazhdoi të flitej për këtë temë edhe pasi ajo kishte thënë “Jo”, ai u përgjigj: “Unë nuk kam vazhduar asnjëherë të të akuzoj ty kur ti je përgjigjur ‘Jo’ për këtë gjë. Nuk e kam vazhduar kurrë më dhe nuk e kam bërë vetë një akuzë të tillë. Jam detyruar edhe unë të futem në ciklet te kjo gjë dhe të pyes ty siç më ke pyetur dhe ti mua. Është e njëjta situatë. Siç kishe ti merakun duke dëgjuar 15 veta këtu që mua më akuzojnë për këtë gjë, edhe unë kisha të njëjtin merak”.

 

Në fund të debatit, Selin e pyeti: “Sa veta ke dëgjuar ti?”.

Miri u përgjigj: “Një e gjysmë. Kam thënë që nuk e besoj këtë gjë, por i detyrohem vetes time, publikut dhe familjes time që të të pyes ty drejtpërdrejtë. Ke thënë ‘Jo’ dhe nuk e kam komentuar. Vazhdimi i pyetjes me koment është, pse nuk i mbyll ti gojën atyre? E more përgjigjen?”.

Për Selin, megjithatë, çështja mbetet e hapur. “Përgjigje alla-Miri se do Miri të kthejë përgjigje. Pyetja ime e radhës është, përse ti nuk ke akuzuar më pasi ke marrë përgjigjen, por sa herë që dy veta ta kanë hapur këtë temë bisede, ti i ke dëgjuar, i ke mbështetur dhe del një klip në Prime”.

 

Një përballje që jo vetëm ka thelluar distancën mes dy banorëve, por ka ndezur edhe një debat të ri mes fansave të spektaklit për atë që vërtet ka ndodhur mes tyre.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!
Breaking News

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!

10/03/2026
Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera