Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!

23/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!

Pas humbjes së madhe që tronditi familjen Kasapi, nëna e artistit, Gjylymser Kasapi, ka zgjedhur të flasë publikisht përmes një reagimi emocional në rrjetet sociale. Me një mesazh të mbushur me dhimbje, por edhe mirënjohje, ajo falënderon të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes në këto ditë të vështira, duke vlerësuar mbështetjen, respektin dhe fjalët ngushëlluese të marrë nga miq, të afërm dhe dashamirës.





Në reagimin e saj, një vend të veçantë zë nusja e Shpatit, Selvija. Gjylymser Kasapi ndalet te roli i saj si bashkëshorte dhe si nënë, duke theksuar përkushtimin dhe dashurinë që ajo ka treguar jo vetëm ndaj Shpatit, por edhe ndaj djalit të tyre të vogël, Roelit. Sipas saj, këto cilësi ishin themeli i lidhjes së fortë që çifti kishte ndërtuar ndër vite.

“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shtëpisë së Shpatit, e cila ishte jo vetëm një bashkëshorte e përkushtuar, por edhe një nënë e shkëlqyeshme,” shkruan ajo, duke nënvizuar se fakti që Shpati ndërroi jetë në krahët e saj është dëshmi e lidhjes së tyre të pathyeshme.


Në mbyllje të mesazhit, nëna e këngëtarit apelon për qetësi dhe respekt, duke paralajmëruar se çdo spekulim apo interpretim i pavend lidhur me ngjarjen do të marrë përgjigjen e duhur. Ajo kërkon që dhimbja e familjes të mos cenohet dhe që Selvija të trajtohet me dinjitet, duke theksuar se tejkalimi i kufijve nuk do të tolerohet, as moralisht dhe as ligjërisht.

Mesazhi i plotë: 

“I falenderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne,të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tonë të dashur për të gjithë…! Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hudh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!!Faleminderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme,të cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithëmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…!

Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre,që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..!

Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata që na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të juajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
Next Post
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 

“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera