Selvije Jao ka reaguar publikisht për të sqaruar një çështje të ndjeshme që lidhet me djalin e saj, Roelin, pas diskutimeve të shumta në rrjet dhe mediave. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të qartë pozicionin e saj ligjor dhe prioritetet si nënë.
Ish-bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi thekson se ajo është e vetmja kujdestare ligjore e të birit dhe se çdo vendim që merret ka në qendër vetëm interesin dhe sigurinë e Roelit. Sipas saj, reagimi publik vjen për të shmangur keqinterpretimet dhe për të vendosur transparencë mbi çdo mbështetje që i ofrohet fëmijës.
Në deklaratën e ndarë me ndjekësit, Selvije Jao shprehet qartë se nuk dëshiron që askush të përfitojë në emër të djalit të saj, duke sqaruar edhe aspektin financiar të mbështetjes që i dedikohet atij.
Reagimi i plotë i Selvije Jaos në Instagram:
“E bëj këtë deklaratë për të vetmen arsye që të theksoj se jam kujdestarja e vetme ligjore e Roelit.
Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën,unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për tënë çdo aspekt të mundshëm,deri sa të kem forcë dhe jetë.
Për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.
Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale.
Ju faleminderit shumë”.








