Vitiligo është një lloj çrregullimi i lëkurës dhe nga kjo sëmundje vuan edhe Ledri Vula. Shkak i kësaj sëmundjeje, lëkura prodhon njolla të bardha si në fytyrë, qafë, krahë, duar e këmbë. Ledrit i janë shfaqur në duar dhe Sarën kjo nuk e bezdis aspak, përkundrazi ajo ka bërë një postim ku shkruan se vitiligo i duket “cool”. “Vitilgo nuk është dukur asnjëherë kaq cool”, shkruan Sara në një foto ku Ledri ka vendosur dorën e tij tek këmba e saj dhe në pah duken shenjat e lëkurës.