Një lajm jo i mirë raportohet në mediat e huaja për modelen më të kërkuar të botës, mbretëreshën e pasarealve Naomi Campbell. Mësohet se ajo vuan nga një sëmudje, që i shkakton dhimbje të mëdha në këmbë, aq sa e ke të vështirë qoftë edhe të bëjë disa hapa. Kështu Naomi ka përfunduar në një karrocë me rrota. Pasi mbërriti në Londër për premierën e filmit “The danish girl” duke u mbajtur nga patericat, dhimbjet e mëdha bënë që Naomi të dorëzohet. Mediat e huaja bëjnë me dije se bukuroshja 45-vjeçare do të bëjë një ndërhyrje në gju. Në varësi të operacionit do të vendoset edhe fati i saj, nëse do të mundet dot të sfilojë sërish në pasarelat e stilistëve më të suksesshëm.