Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Serialet turke pushtojnë botën, fitimet për vitin 2016 janë marramendëse

30/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Serialet turke pushtojnë botën, fitimet për vitin 2016 janë marramendëse

Serialet turke, duke filluar që fillimi i vitit të ardhshëm do të synojnë një treg tjetër ndërkombëtar, Azinë Perëndimore.





Pas suksesit të prekur në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe në shumë vende europiane, industria e filmit do të fillojë të synojë tregje të tjera. Sipas të dhënave nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, Turqia është renditur në vend të dytë në botë për shitjen e serialeve televizive, pas USA-s, me më shumë se 200 milionë dollarë fitime në 100 shtete të ndryshme.

Popullariteti i dramave turke gjatë dekadës së fundit ka prekur sidomos Lindjen e Mesme dhe shumë vende europiane. Serialet si 1001 Net (Binbir Gece), Fatmagul (Fatmagul’un Sucu Ne), Ezel, Diamante dhe dashuri (Kara Para Ask), Dashuri e ndaluar, Sulejmani i Madhërishëm dhe shumë të tjera kanë qenë një kontribut i jashtëzakonshëm ekonomik, një boom që ka dalë jashtë parashikimeve.


Serialet turke që janë shitur në të gjithë botën kanë siguruar një shifër më të lartë se 200 milionë dollarë në vitin 2014 dhe 250 milionë dollarë 2015-ën, më shumë se 10,000 dollarë më shumë se një vit më parë, sipas raportve të TİM, në Turqi. 150 drama turke që janë shitur në më shumë se 100 shtete janë bërë popullore në më shumë se 500 milionë njerëz në të gjithë botën, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Europë, Azi dhe në Amerikën Latine.

Suksesi i Sulejmanit të Madhërishëm

Një histori e vërtetë suksesi ishte ajo e Sulejmanit të Madhërishëm, një serial që është fokusuar në historinë e Perandorisë Osmane, në shekullin e 16-të. Seriali u bë aq popullor jo vetëm në Turqi, por në të gjitha vendet ku është shfaqur. Sulejmani është transmetuar në më shumë se 43 shtete dhe e kanë parë më shumë se 200 milionë njerëz.

Këto seriale të shituara në të gjithë botën kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm për Turqinë dhe për ndikimin e kulturës dhe kinematografisë. Industria turke e filmit po vijon të kontribuojë në të gjithë botën. Për vitin e ardhshëm, Ministria e Kulturës ka në plan fushata të reja për të promovuar serialet e reja edhe në Azi, shkruan revistaclass.

Fushatat në Azi

Me bashkëpunimin e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit në Stamboll, serialet turke do të fillojnë të transmetohen edhe në Azi në TV Forum (ATF), madje në datat 6-9 dhjetor kanë filluar në Singapore.

Tags: Filma turke
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
VIDEO/ Zjarr i fuqishëm në një restorant të Tiranës

VIDEO/ Zjarr i fuqishëm në një restorant të Tiranës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera