Zejnep mëson rastësisht se ajo dhe Turna gjenden në çdo gazetë pasi janë në kërkim. Policia është shumë pranë. Zejnep do të arrestohet. Ajo është e detyruar t’i japë lamtumirën Gonulit dhe Turnës. Turna gëzon që më në fund i lejohet të shohë mamanë e saj, por gëzimi i saj do të shuhet shumë shpejt. Turna detyrohet të bashkohet sërish me Sulen. Në komisariat një përballje e ashpër do të ndodhë mes Sules dhe Gonulit. Zejnep përfundon pas hekurave, në pritje të një vendimi përfundimtar. Turna dhe Sule nuk kanë një strehë për të futur kokën. Gonul shkon të takojë Xhahiden. Dikush po përpiqet të fitojë zemrën e Gamzes e dikush tjetër sheh situatën nga larg. Ali përpiqet të marrë informacion nga komisar Sinani.