Elvana Gjata ka qenë larg rrjeteve sociale dhe koncerteve që pas ngjarjes që ndodhi në Tiranë, ku u tha se këngëtarja ishte e përfshirë. Teksa të gjithë pyesnim veten se ku ndodhej ajo, Elvana vendosi të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.
Duke qenë se vetë ajo pranoi se po kalonte një periudhë të vështirë, askush nuk priste të shihte Elvanën pjesë të ndonjë koncerti. Por mesa duket, muzika është vërtetë forca e saj. Sipas ‘Tiranapost.al’, këngëtarja do kthehet në skenë në datën 17 shkurt, në Prishtinë për të festuar pavarësinë e Kosovës. Mendohet se Elvana do të bëjë hapjen e festës me këngën patriotike ‘Kuq e Zi’. Pas këtij lajmi, me siguri shumë fansa janë të entuziasmuar për rikthimin e këngëtares së suksesshme./revistawho.com