Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sërish me emision humori, zbuloni programin e ri ku do të shfaqet Eneda Tarifa

18/12/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sërish me emision humori, zbuloni programin e ri ku do të shfaqet Eneda Tarifa

Pak ditë më parë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Eneda Tarifa tregoi se kishte lënë karrigen e trajneres në “The Voice Kids” pasi kishte disa angazhime të tjera. Vetëm pak orë më parë këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka zbuluar se bëhet fjalë për një projekt në “RTSH”. Në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor këngëtaren do e shohim me një program të dedikuar humorit e muzikës. Ai mban titullin “Tok Tok” dhe Enedën do e shohim në rolin e prezantueses, këngëtares dhe aktores.
“Nata e ndërrimit të viteve na gjen në “RTSH”. Një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor, nga mjeshtri i penës Pëllumb Kulla dhe i kuruar në detaj nga një artist i dashur për të gjithë, Leonard Bombaj. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK” 2019. Një eksperiencë që më dhuroi shumë”,- ka shkruar këngëtarja në një postim të bërë në ‘Instagram’.






Pak ditë më parë në emisionin “Lartë e poshtë”, në një intervistë me gazetarin Eraldo Rexho, Eneda zbuloi disa detaje nga projekti i ri dhe oferta që ju bë nga televizioni.

https://www.youtube.com/watch?v=8PsRY6GP6jI
“Më është bërë si ofertë rreth dy muaj më parë dhe sigurisht që e pranova me shumë dëshirë. E kam bërë këtë gjë edhe rreth 10 vite më parë ku kam qenë bashkëprezantuese me Genc Ymerin dhe këtë vit jam me Leonard Bombaj dhe me një aktor, i cili tani po bëhet i njohur quhet, Kristian Koroveshi dhe jemi një treshe e lezetshme”,- u shpreh Eneda.
Eneda Tarifa është një figurë shumë e dashur për publikun dhe në natën e ndërrimit të viteve ajo ka trokitur shpesh herë gotat me shqiptarët.


Tags: 31 dhjetoremisionEneda Tarifahumorrtshtok tok
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
“Si dy pika uji”, gjeni ndryshimet mes personazheve VIP në Shqipëri

"Si dy pika uji”, gjeni ndryshimet mes personazheve VIP në Shqipëri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera