Cara Delevingne dhe Margot Robbie janë gjendur në një situatë të vështirë. Miqtë e tyre kanë dhunuar një paparac i cili po fotografonte ato ndërsa ato po dilnin nga një restorant në orët e para të mëngjesit. Dy mikeshat sapo kishin përfunduar darkën në shtëpinë e famshme Patagonia Sur në Buenos Aires në orën 03:00, kur një paparac u përpoq tu bënte foto. Josey McNamara dhe Jack Hopkins, miq të aktores, dhunuan barbarisht paparacin argjentinas Pedro Alberto Orquera i cili përfundoi i gjakosur dhe me një krah të thyer. Margot dhe Cara janë larguar nga vendi i ngjarjes. Paparaci ka thënë se po përgatitet të ngrejë një padi. Cara dhe Margot kishin hyrë në makinë kur ndodhi incidenti dhe dëshmitarët thonë se aktorja për pak sa nuk ra nga makina ndërsa shoferi nxitoi të largohej me shpejtësi.