Melo dhe Xheren justifikojnë mungesën e Edës në shtëpi duke gënjyer Ajferen dhe Semihan. Semiha mëson se Eda e ka kaluar natën në shtëpinë e Serkanit. Eda i bën një dhuratë shumë domethënëse Serkanit për Vitin e Ri dhe e emocionon atë. Po ashtu dhe Xheren merr një dhuratë nga Ferit. Engin dhe Përëll kurorëzohen në martesë. Ballxha bën një plan që të kalojë natën e ndërrimit të viteve me Serkanin. Ajo shtiret sikur në shtëpinë e saj ka hyrë një hajdut dhe kërkon ndihmën e Serkanit. Serkan shkon të ndihmojë Ballxhën, por nuk e lë Edën. Ai shkon në kohë për të surprizuar Edën me një dhuratë. Pikërisht kur të dy janë shumë të lumtur, policia arreston Serkanin. Kush fshihet pas kësaj? Xheren njofton Serkanin se ai akuzohet për korrupsion. Serkan e kupton se prapa kësaj fshihet dikush dhe ajo është Semiha.