Eda dhe Serkan nisin me zënkat e tyre ashtu siç ka ndodhur dhe në fillim të njohjes së tyre. Engin heq dorë nga dëshira për tu bërë baba dhe i thotë Përëllit. Eda së bashku me Xherenin,Feritin dhe Denizin shkojnë të kalojnë një ditë larg zhurmës së qytetit me qëllimin për të harruar dhe Serkanin. Por Serkan duket se nuk ndahet dot nga Eda dhe shkon në të njëjtin vend me Selinin. Në fakt ka qenë Ajdan që e ka planifikuar këtë për të mos i ndarë Edën dhe Serkanin. Eda lëndon këmbën dhe Serkan për herë të parë pasi humbi kujtesën bën një veprim të mirë për Edën duke e marrë në krahë.








