Serkan bëhet shumë xheloz për Edën dhe kjo e fundit ia vë në dukje. Serkan nuk e pranon edhe pse është bërë shumë xheloz që Eda po martohet me Denizin. Xheren i kërkon falje Edës për sjelljen e saj të papërshtatshme. Ajdan pushon Sejfiun nga puna dhe e përzë nga shtëpia. Ai shkon tek Ajfer dhe kjo e fundit përpiqet t’i pajtojë. Eda provon fustanin e nusërisë dhe Serkan mahnitet kur e sheh. Përëll i tregon Enginit mesazhin që i dërguan dhe ai mërzitet që ajo i beson dikujt tjetër. Selin kap mat Edën dhe Serkanin në një moment kur të dy janë shumë pranë njëri-tjetrit.







