Xheren i tregon Serkanit se Eda dhe Deniz po luajnë me të për ta bërë xheloz. Serkan kur e mëson këtë shkon dhe puth Edën. Eda mendon se Serkanit iu kthye kujtesa, por zhgënjehet kur ai i thotë se nuk kujton asgjë. Ajdan dhe Ajfer përfundojnë në komisariat. Aleks ndërkohë shantazhon të dyja duke i kërkuar para. Serkan i kërkon ndihmë Enginit që të organizojë një event ku të zbulojë se lidhja e Edës dhe Denizit është fallco. Serkan vendos të përfshijë edhe Denizin në kompaninë e tij. Dikush shantazhon Selinin dhe Denizin me fotot ku ata shfaqen duke u puthur. Fati nuk i ndan Edën dhe Serkanin të cilët duhet të sfilojnë së bashku.
“Dashuria është në ajër” nga e hëna në të premte ora 13:30 në TV Klan.







