Eda vendos t’i tregojë Serkanit të vërtetën që Kiraz është vajza e tij. Si reagon ai? Pasi mëson këtë, Serkan mendon se nuk është gati të bëhet baba. Ky vendim i Serkanit bën që Eda të përjetojë një zhgënjim dhe zemërim të madh. Ndërkohë Kiraz zhduket në ditëlindjen e saj. Edhe pse të gjithë vihen në kërkim të Kirazit, nuk ka asnjë gjurmë të saj. Eda ka frikë se mos të bijës i ka ndodhur diçka. Ku ndodhet Kiraz?







