Vajzat nisin shitjen e rrobave për të mbledhur para në mënyrë që të shpëtojnë Meralin. Kaderit i vjen inat që vajzat po ndihmojnë Meralin dhe përpiqet t’i prishë punë. Neriman e përjeton shumë keq largimin nga konvikti. Ndërkohë Ezhder dhe Maxhide bashkëpunojnë pas krahëve të Kaderit për t’i vjedhur pasurinë. Xhemre vazhdon ende të prishë çdo moment me Serkanin duke menduar se ai do i propozojë për martesë. Serkan përpiqet të mësojë nga Kaderi se çfarë e shqetëson Xhemrenë.
Nazan kap mat Defnen duke biseduar me Ezhderin. Defne pranon të bëjë gjithçka për Ezhderin por ai i thotë se nuk e dashuron. Vajza vizitojnë Meralin në spital dhe kjo e fundit i tregon se ka frikë të kthehet në qeli pasi mund ta sulmojnë sërish. Xhemre i kërkon para Nazanit për të shpëtuar Meralin. Serkan mëson se Nazan ka kërcënuar Xhemrenë. Serkan dhe Xhemre i shprehin dashurinë njëri-tjetrit dhe premtojnë se nuk do të ndahen kurrë./revistawho.com








