Duket sikur është koha e bebave të miliarderëve. Së pari, CEO i Tesla, Elon Musk papritmas njoftoi se ishte bërë me binjakë ndërsa tani është radha e shefit ekzekutiv të Meta (Facebook), Mark Zuckerberg, që të bëhet sërish baba. Zuckerberg njoftoi të mërkurën se ai dhe gruaja e tij Priscilla Chan janë në pritje të vajzës së tyre të tretë që do të vijë në jetë vitin e ardhshëm. Zuckerberg shkroi në Instagram: “Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!” Çifti tashmë ka dy vajza, Max dhe August, të lindura 2015 dhe 2017. Chan dhe Zuckerberg u takuan në Harvard në vitin 2003 në një festë dhe janë të martuar prej një dekade.
View this post on Instagram