Ditën e nesërme pritet të nisë sezoni i ri i ‘Hell’s Kitchen Albania’. Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli ka lajmëruar me postime të ndryshme se kësaj here do të ketë shumë përplasje dhe tension.
Në postimin e fundit në ‘Instastory’, Renato nuk ka hezituar t’i pyesë ndjekësit nëse duhet t’i mbyllë apo jo komentet.
“Sezoni më i egër i Hell’s Kitchen Albania 3. Nesër bllokohen komentet. Apo jo?”, ka shkruar Mekolli në postimin e fundit.
Renato nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër, megjithatë duket se sezoni i ri i ‘Hell’s Kitchen’ do të ketë shumë surpriza./revistawho.com