Mbrëmë ka qenë një natë e paharrueshme për stilisten Elisabetta Franchi dhe ambasadoren e markës Marina Vjollca. Ato kanë sjellë mbrëmë sfilatën e parë në Shqipëri të firmës “Elisabetta Franchi”. Sfilata mblodhi shumë personazhe të njohur të ekranit dhe jo vetëm.
Marina publikoi disa foto nga sfilata duke u shprehur se ka qenë një moment i paharrueshëm për të.
“Një nga momentet më të paharrueshme. Të jam mirënjohëse gjithë jetën, të falënderoj shumë dhe të dua shumë. Nata më emocionuese e jetës sime. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime”, ka shkruar Marina krah fotove me Elisabetta Franchin.
Franchi gjithashtu postoi foto nga sfilata duke kujtuar emocionet: “Marina më kapi dorën dhe nuk ma lëshoi deri në fund… Emocioni ishte shumë i madh. Faleminderit Tirana! Do të kthehem shumë shpejt!”