Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Sfungjeri i enëve mban me miliona baktere, ja sa shpesh duhet ta ndërroni

23/08/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Sfungjeri i enëve mban me miliona baktere, ja sa shpesh duhet ta ndërroni

Sfungjerët e enëve përmbajnë më shumë baktere se edhe ndenjësja e tualetit. Sipas mikrobiologëve, sendet që përdorni për të pastruar enët e kuzhinës janë ndër objektet më të ndotura në shtëpi. Një studim i fundit, i publikuar tek revista Scientific Reports, sugjeron se sfungjerët e enëve, të cilët strehojnë me miliona baktere nëse nuk i zëvendësoni shpesh, mund të jenë më të rrezikshëm për shëndetin sesa e kemi menduar.





Prandaj ekspertët rekomandojnë që t’i zëvendësoni të paktën një herë në javë. Hulumtuesit shkencorë kryen një analizë gjenetike të baktereve në 20 mostra nga 14 sfungjerë të përdorur.

Kuzhina është vendi ku strehohen më shumë baktere të reja, si nga numri i madh i njerëzve ashtu edhe nga përgatitja e ushqimeve.


Sfungjerët, lagen e thahen shpesh dhe përmbajnë gjurmë të ushqimeve, prandaj janë vendstrehimi i duhur për bakteret.

Qëllimi i këtij studimi nuk ishte të gjente patogjenet, që sëmurin njerëzit, por çfarë strehohet në sfungjerët e enëve.

Përgjigjja? Shumë më shumë gjëra seç e keni imagjinuar. “Studimi tregon se sfungjerët e kuzhinës strehojnë një diversitet më të madh bakterial seç e kishim menduar më parë”, shkruajnë autorët e studimit, sipas “opinion”.

Ata zbuluan se 5 nga 10 grupet më të zakonshme bakteriale kanë potencial patogjenik, që do të thotë se mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme.

Edhe pse mund ta lani mirë sfungjerin pas përdorimit, shkencëtarët sugjerojnë një zëvendësim të rregullt të tij, për shembull, çdo javë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
FOTO NE BRENDESI/ Pa pikë grimi në fytyrë, shikoni si duket Amarda Toska ujë e sapun

FOTO NE BRENDESI/ Pa pikë grimi në fytyrë, shikoni si duket Amarda Toska ujë e sapun








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera