Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell! 19/02/2026
Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate 19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha 19/02/2026
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm… 19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit! 19/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Shafran Indie, rrush i kuq dhe mollë – treshja ideale për parandalimin e një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse

02/06/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Shafran Indie, rrush i kuq dhe mollë – treshja ideale për parandalimin e një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse

Konsumimi i shafranit të Indisë, rrushit të kuq dhe mollëve mund të ndihmojë meshkujt të mbrohen nga kanceri i prostatës. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i cili tregon se kur konsumohen së bashku, këta përbërës mund të zhdukin qelizat kancerogjene duke penguar tumoret që të marrin përbërësit që iu duhen për t’u rritur.





Konsumimi rregullisht i këtyre 3 përbërësve mund të ulë gjithashtu rrezikun e zhvillimit të kancerit tek meshkujt, shtojnë shkencëtarët.

Kanceri i prostatës është lloji i dytë më i përhapur tek meshkujt.


Çfarë zbuloi studimi?

Studime të mëparshme kanë gjetur një sërë përbërësish natyralë që mund të ulin rrezikun e zhvillimit të kanceri të prostatës. Ndërsa gjatë studimit të fundit, hulumtuesi shkencorë përdorën teknikat gjenetika për të analizuar 142 përbërës natyralë, për të zbuluar se cilët prej këtyre përbërësve mund të shkatërrojnë qelizat kancerogjene. Hulumtuesit shkencorë zbuluan se 3 përbërës ishin më efikas në zhdukjen e qelizave tumorale.

Autori kryesor i studimit, profesori Stefano Tiziani tek Universiteti i Teksasit, tregon se gjatë studimit zbuluan se kombinimi i tre lëndëve ushqyese rezultoi të kishte efekt më të mirë në kancerin e prostatës krahasuar me ilaçet aktuale.

“E bukura e këtij studimi është se ne arritëm të pengojmë rritjen e masës tumorale tek minjtë pa shkaktuar efekte anësore”, tregon ai,

Përbërësi i parë ishte kurkumina, që gjendet tek shafrani i Indisë. Përbërësi tjetër ishte acidi ursolik, tek lëkura e mollës, dhe i treti ishte resveratrol, që gjendet tek rrushi i kuq dhe vera, si dhe tek boronicat.

Të tre këta përbërës u testuan tek minjtë, të cilët ishin prekur nga kanceri i prostatës.

Shkencëtarët zbuluan se në momentin që acidi ursolik kombinohej me nj nga përbërësit e tjerë, masa tumorale fillonte të tkurrej. Kjo ndodh sepse këta përbërës natyralë pengojnë qelizat tumorale të marrin glutamine, një aminoacid i rëndësishëm në rritjen e tumoreve. Dhe këta përbërës nuk kishin asnjë efekt toksik tel minjtë, thonë shkencëtarët.

Studimi është publikuar tek revista ‘Precision Oncology’./ Gazeta Shëndeti

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Dikur një vajzë nga fshati, sot Meneksheja e Halilit i çmendi djemtë me fotot seksi

Dikur një vajzë nga fshati, sot Meneksheja e Halilit i çmendi djemtë me fotot seksi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera