Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Stresi paralajmëron dasmë: Do ndodhë më shpejt sa e mendoni 14/05/2025
Kohët e vështira marrin fund për këto 3 shenja të horoskopit pas 14 majit 2025 14/05/2025
Shqipëria kualifikohet në finale të Eurovisionit 13/05/2025
Alba largohet përfundimisht nga Ferma VIP 13/05/2025
Gérard Depardieu dënohet me 18 muaj burg për sulm seksual ndaj dy grave 13/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Shah Mat”, romanca që bashkon rivalët në betejën e zemrës!

12/11/2024
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Shah Mat”, romanca që bashkon rivalët në betejën e zemrës!

“Shah Mat” është një romancë e ëmbël dhe magjepsëse, ku gurët e shahut bashkojnë dy rivalë në shah, një vajzë e një djalë, në ndeshjen më të rëndësishme, atë të zemrës.





Informacion i përgjithshëm rreth librit

Mallori Grinlif i ka mbyllur hesapet me shahun për shkak të një ngjarjeje të rëndë familjare. Kjo, deri në çastin që pranon të luajë në një turne bamirësie dhe gjendet ballë për ballë me kampionin e botës në shah, Nolan Sojer, i cili gëzon dhe famën e “djalit të keq”.


Humbja e Nolanit me një shahiste të re, i lë të gjithë me gojë hapur. Por më e çuditshmja është dëshira e tij për të luajtur sërish me të. A s’do të ishte më mirë që Malloria të ikte, të dorëzohej, t’i jepte fund lojës?

Ndërsa ngjitet gjithnjë e më lart në klasifikim, vajza fillon të kuptojë që lojërat nuk mbeten vetëm në fushën e shahut dhe gara bëhet më e “egër”, më tërheqëse, më intriguese.




Kritika

Ali Hazelwood ka rrëmbyer zemrat e shumë lexuesve me komeditë e saj romantike për të rritur. Tani, me këtë histori debuton në botën e të rinjve që shkëlqen për humorin brilant dhe personazhe të spikatura… Kjo është një histori dashurie zbavitëse dhe plot emocione.

Booklist

I mbushur me humorizmin karakteristik të autores, me personazhe të zhvilluara mirë dhe me konflikte realiste, përpos botës së shahut të realizuar mjeshtërisht, kjo histori dashurie do t’i bëjë për vete si lexuesit adoleshentë, ashtu edhe të rriturit.

Kirkus Reviews

Ali Hazelwood është mbretëresha e komedive romantike, plot zgjuarsi dhe humor dhe “Shah Mat” është libri i saj më i mirë deri tani. Plot me batuta pikante, personazhe inteligjente dhe tension maksimal (dhe shumë shah!!), kjo është historia e përsosur e dashurisë mes rivalësh dhe dashnorësh. “Shah Mat” do të të bëjë të qeshësh e të mos mbyllësh sy gjithë natën. Kush e mendonte se shahu mund të ishte kaq romantik?

Alex Aster, autor bestseller i New York Times-it

Mbi autoren

Ali Hazelwood është autore bestseller e New York Times-it. Ka lindur në Itali, ka jetuar në Gjermani dhe Japoni përpara se të shpërngulej në SHBA për të ndjekur PhD-në në fushën e neuroshkencës. Kur nuk punon, Ali-n e gjen duke vrapuar, duke ngrënë ëmbëlsira, apo duke parë filma fantastiko-shkencorë me dy macet e saj (dhe burrin e saj jo fort të lidhur me macet).

Fragmente nga libri

1) E pashë drejt e në sy dhe u mbusha me një ndjesi, së cilës nuk munda t’i vija emër. – Sepse kur jam me ty, Mallori, çdo gjë është ndryshe. Kur jam me ty, dua të luaj më shumë sesa të fitoj.

2) Në sytë e tij pashë të kalonin gjithë galaksitë. Po vrisja mendjen se si do të ishte sikur ky çast të zgjaste një shekull, sikur ne të dy të ishim vetë universi dhe ta kuptonim njëri-tjetrin vazhdimisht e pafundësisht.

3) Ngrita mjekrën. – Si guxon ta thuash këtë? Ime më është e sëmurë, kurse motrat janë..

– Duke ia dalë vetë, tani që po flasim. Dhe ti përsëri vazhdon t’i përdorësh si justifikim për të bërë një hiç të madh në jetën tënde, me talentin tënd, me këtë çfarë kemi mes nesh…

– Këtë çfarë kemi mes nesh? E ke fjalën, për faktin që u palluam? Kjo s’do të thotë asgjë. Apo për faktin që më ke gënjyer për muaj të tërë? Që më manipulove për t’iu kthyer shahut, për të fituar turneun Sfidantët, për t’u bërë kundërshtarja jote në Kampionatin Botëror? Sepse nuk e imagjinoj dot për çfarë mund ta kesh fjalën…

– Të dua! – tha ai troç. Nuk ishte thirrje nga dëshpërimi, por një fakt i thënë qetë. E kisha aq pranë, sa arrija t’ia numëroja nuancat e shumta të të zezës së syve.

4) Po, të biem dakord që, ditët e sotme, shahu është bërë seksi. Dhe ti je ai që e ktheu në të tillë, sepse që kur ke filluar të luash shah, kjo lojë ka pësuar një periudhë rilindjeje të vërtetë. Dikush bëri një sërë komentesh për lojërat e tua, dhe u bë virale në TikTok – ShahTok, autorët e programit më thanë se kështu ia kanë vënë emrin. Tani njerëzit që duan të mësojnë të luajnë shah po shtohen më shumë se kurrë, por le t’i marrim gjërat me radhë: “Ti je ‘Mjeshtër i Madh’, i cili është titulli më i lartë që mund t’i akordohet një lojtari shahu, dhe sapo ke fituar edhe Kampionatin tënd të dytë Botëror kundër…” – gazetarit iu desh të ulte sytë te skaleta, sepse Mjeshtrit e tjerë nuk ishin aq të famshëm sa Sojeri.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri – merr emrin Leo XIV
Jetë

Kush është Robert Francis Prevost, Papa i ri i Vatikanit

09/05/2025
Kujdes, këto janë 10 profesionet më të prirura ndaj tradhtisë!
Jetë

Kujdes, këto janë 10 profesionet më të prirura ndaj tradhtisë!

08/05/2025
Si lindi 1 Maji: Një ditë proteste që u kthye në festë botërore!
Jetë

Si lindi 1 Maji: Një ditë proteste që u kthye në festë botërore!

01/05/2025
Teknologjia kuantike e televizorëve Samsung: Shiko çdo detaj, ndjej çdo moment
Jetë

Teknologjia kuantike e televizorëve Samsung: Shiko çdo detaj, ndjej çdo moment

28/04/2025
Kujdes, 70% e njerëzve e bëjnë këtë gabim çdo mëngjes!
Jetë

Kujdes, 70% e njerëzve e bëjnë këtë gabim çdo mëngjes!

27/04/2025
Nga getot e Buenos Airesit në Vatikan, historia e pabesueshme e Papa Françeskut! 
Jetë

Nga getot e Buenos Airesit në Vatikan, historia e pabesueshme e Papa Françeskut! 

24/04/2025
Next Post
“Parajsa artificiale”, libri që të gozhdon, nga Ben Blushi!

“Parajsa artificiale”, libri që të gozhdon, nga Ben Blushi!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera