Ka ngacmuar dje Albano Bogdo me pozën që shihni më lart, ngacmim që nuk është pritur aspak mirë. “Eshtë thjesht gishti… por mendja jote perverse ku nuk shkon”, ka shkruar aktori i “2XL”. Shpejt ndjekësit e tij kanë vërshuar në një lumë komentesh ku kritikonin, shanin apo shfaqnin habi. Dhjetëra njerëz treguan se shakaja e Albanos nuk u pëlqye aspak duke i shkruar: “Pervers”, “Mos pi më”, etj. Por pavarësisht reagimit, aktori i njohur edhe për natyrën rebele, nuk e ka fshirë foton./ revistawho.com