Çdo lëvizje e Shakirës ndiqet nga shtypi për momentin pasi jeta e saj personale e ka futur atë në kryefjalë për shumë më tepër sesa thjesht muzikën e saj. Ndarja e saj nga ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, bëri që këngëtarja të bëhej fokusi kryesor i lajmeve.
Shakira është transferuar në Miami me fëmijët e çiftit, por së fundmi është kthyer sërish në Barcelonë. Kjo për shkak të garës së Formula 1 në Circuit de Catalunya.
Për të gjithë ishte befasuese që ajo mori me vete fëmijët e saj në Barcelonë për këtë udhëtim, por më e habitshme ishte se ajo qëndroi në shtëpinë ku jetonte me Pique dhe fëmijët.
Sipas gazetës La Vanguardia, shtëpia ndodhet në pronën e banimit Ciudad Diagonal, afër Barcelonës.
Kolumbianja është lejuar të kthehet në atë që dikur ishte shtëpia e saj, por pronësia e së cilës mbahet nga kompania e Pique Inversiones BCN Tëo & Tëo SL, sipas gazetës.








