Shakira përjetoi një incident në skenë gjatë një performance në Montreal. Një video e regjistruar nga një fans nga koncerti i Shakirës po bën xhiron e internetit, duke treguar këngëtaren duke rrëshqitur dhe duke rënë gjatë performancës së saj me këngën hit të vitit 2001 “Whenever Wherever”.
Këngëtarja 48-vjeçare ishte gati të fillonte të këndonte vargun e parë të këngës kur humbi ekuilibrin, rrëshqiti dhe ra në tokë.
Shakira u ngrit menjëherë dhe vazhdoi me performancën e saj. Mesa duket ajo e mori me sportivitet incidentin pasi më vonë e postoi në Instagram story videon e kapur nga fansi.
Shakira shared last night’s fall via Instagram. 😭pic.twitter.com/qZdsUU67Kb
— shakirastuff | fan account (@shakirastuff_) May 21, 2025








