Shakira është shfaqur për herë të parë pas lajmit se është ndarë nga Pique. Këngëtarja u fotografua teksa shkonte me makinë për në shtëpinë e saj në Barcelonë. Mediat e huaja e kanë përshkruar “në gjendje të rënduar” pamjen e saj. Shakira kaloi me makinë dhe nuk buzëqeshi aspak. Pique dhe Shakira konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”, deklaroi çifti.