Kënga e re e Shakira-s “Copa Vacia” me Manuel Turizo është publikuar më në fund dhe videoja është e mrekullueshme. Vetëm pak minuta para publikimit të videos së saj muzikore, Shakira hyri në Instagram për të ndarë një mesazh spanjisht me ndjekësit e saj. Kolumbianja, e cila aktualisht është duke u shëruar nga ndarja e saj me Gerard Piqué, tha se sirena ishte simbolike për të, duke vepruar si një fantazi.
Sirena përfaqëson një fantazi për Shakirën, sepse ajo është në “udhëtim për t’u bërë sërish një me veten”.
Shakira thotë se sirena “sakrifikon shumë për dashurinë, duke përfunduar në koshin e plehrave mes minjve. Fatmirësisht ajo e gjen veten në habitatin e saj natyror.” Më pas, ajo në mënyrë sarkastike bëri shaka: “Çdo ngjashmëri me realitetin është një rastësi e pastër”.
Metafora e sirenës shkon me Shakirën, pasi ajo ka kaluar vitin 2023 në mes të një ndarjeje publike që përfshin Pique dhe të dashurën e tij të re Clara Chia. Pasi u largua nga Spanja dhe u transferua në Miami, duket se ajo ka gjetur shtëpinë e saj.
Shakira është gjithashtu një adhuruese e oqeanit dhe e donte ujin në Kolumbi. Që kur u transferua në Majami, ajo ka kaluar orë të panumërta duke bërë sërf dhe duke ecur në diell me fëmijët e saj, Sashën dhe Milanin. “Kohët e fundit kam qenë në ujë aq shumë sa më duket sikur po rris luspa”, tha ajo me shaka.
Kënga vjen me një video muzikore vizualisht mahnitëse të bashkëdrejtuar nga Shakira dhe Jaume de la Iguana.








