Shakira është gati të publikojë këngën e re më 2 shkurt që shënon ditëlindjen e saj dhe ish-partnerit Pique. Thuhet se këngëtarja sërish ka ca thumba ndaj Pique, siç bëri me këngën e pak ditëve më parë, e cila u kthye në hit. Siç raportohet nga mediat e huaja, Shakira është duke bashkëpunuar me Karol G për këngën e saj të radhës. Thuhet se kënga mund të diskutojë ndarjen e tyre, por interesant është fakti që Shakira po e publikon më 2 shkurt. Shakira dhe Pique kanë lindur të dy më 2 shkurt. Shakira dhe Karol G kanë punuar shumë për këngën dhe videoklipi është xhiruar në vetëm dy ditë.