Shakira ka zbuluar një arsye kryesore për ndarjen e saj nga Gerard Pique. Dyshja u ndanë pas 11 vitesh së bashku. Duke folur për revistën Elle, Shakira pohoi se ishte e detyruar të “sakrifikonte” karrierën e saj për hir të Piques, si dhe për të qenë me fëmijët e tyre, por ai nuk kishte qenë i gatshëm të bënte të njëjtën gjë për të. Shakira tha se disa nga detajet e ndarjes ishin ende “shumë private për t’u ndarë…”.
Ajo tha se kishte jetuar një “jetë nomade” përpara se fëmijët e saj të fillonin shkollën, duke udhëtuar vazhdimisht midis Kolumbisë, SHBA-së dhe Spanjës. Kur Milan ishte vetëm dy muajsh, Shakira tha se e mori në SHBA ndërsa ishte gjyqtare në “The Voice”, duke e ushqyer me gji në xhirime. Kur Milan filloi shkollën në fund të vitit 2014, ajo tha: “Karriera ime duhej të vihej në plan të dytë”.
“E dija që kur ai filloi shkollën, unë duhej të vendosesha, të mbillja rrënjë në Barcelonë dhe të isha aty për të dhe për Gerardin dhe më vonë edhe për Sashën. Si një futbollist, ai (Pique) donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja”.
Duke iu referuar “sakrificës”, ajo shtoi: “Ose ai (Pique) do të ndalonte kontratën e tij me Barcelonën dhe do të transferohej në SHBA me mua, ku është karriera ime, ose unë do të duhej ta bëja këtë.”
“Njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë”, tha ajo. “Dhe e bëra. E vendosa karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur atë që të mund të luante futboll dhe të fitonte tituj.”