Nga një perlë e turizmit në një qytet fantazëm është e vështirë ta njohësh. Nuk ka më rrugë të mbushura me njerëz apo plazhe me turistë. Tani në të ndihet frika e sulmeve teroriste, që kanë ndikuar për të larguar turistët , të cilët udhëtonin nga perëndimi për të shijuar bukuritë e detit të kuq. Sipas të dhënave të Agjensisë Publike Egjiptiane në muajin shkurt kanë udhëtuar 346 mijë turistë, një e dhënë e krahasuar me 2015, ishte 640 mijë në të njëjtin muaj, një rënie gati 49%. Mungesa e udhëtimeve drejt Sharm el Sheik lidhet me frikën për mbështetës të shtetit islamik në këtë vend. Kështu turizmi egjiptian duket më pak i frekuentuari.