Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SHBA, miliarderi shpalos planin për të banuar Marsin brenda 6 vitesh

28/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
SHBA, miliarderi shpalos planin për të banuar Marsin brenda 6 vitesh

Sipërmarrësi miliarder Elon Musk paraqiti vizionin e tij për ndërtimin e një kolonie njerëzore në Mars, për njerëz që mund të përballojnë çmimin prej 200 mijë dollarësh për biletë. Musk, i cili është themeluesi i kompanisë private hapësinore “SpaceX”, foli gjatë kongresit ndërkombëtar astronautik në Meksikë. Plani i tij i kolonizimit parashikon përdorimin e mjeteve të transportit me shumë përdorime. Ai tha se, parashikohet që të dërgohen 100 njerëz njëkohësisht në Mars, në një udhëtim që do të zgjasë fillimisht 80 ditë, e me kalimin e kohës do të zvogëlohet në 30 ditë. Musk shpjegoi që duhet patjetër një sistem me shumë përdorime transporti, që bileta të kushtojë vetëm 200 mijë dollarë. Përndryshe çmimi do të ishte shumë më i lartë. Ai foli për vizionin e tij, që parashikon ndërtimin e një kolonie me një milion njerëz në Mars, e pavarur nga jashtë, që mund të kompletohet për 100 vite. Por, ai shtoi se fillimin e misionit dëshiron që ta bëjë të mundur brenda këtij brezi dhe parashikoi se, udhëtimi i parë drejt planetit të kuq mund të bëhet që në vitin 2022. I pyetur pse dëshiron me kaq ngulm që të shkojë në Mars, Musk tha se pa dikë me angazhim të vërtetë ideologjik, njerëzimi nuk do të bëhet kurrë një qytetërim që udhëton mes yjeve. Aktualisht, kompania “SpaceX” ka nisur testimin e motorëve që do të vënë në lëvizje anijet kozmike për fluturimin marsian, ndërsa parashikohet se versionet e ardhshme të sistemit pionier të transportit do të arrijnë të dërgojnë në planetin e kuq deri në 200 pasagjerë njëkohësisht.






Tags: 6 vitebanohetMILIARDERplaneti marsprjoektshba
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Kujdes nga deodorantët, mund të shkakojnë kancer të gjirit

Kujdes nga deodorantët, mund të shkakojnë kancer të gjirit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera