Aktorja Berguzar Korel, e njohur si “Shehrezade”, pas lindjes së djalit të dytë i është përkushtuar tërësisht familjes së saj. Prej dy vitesh aktoren nuk po e shohim në ndonjë serial të ri dhe mesa duket ajo nuk ka ndërmend të rikthehet ende. Mediat turke kanë zbuluar se Berguzar aktualisht po merret me një tjetër projekt. Bëhet fjalë për një album të ri i cili do të jetë shumë i veçantë pasi do të përmbajë përralla të lexuara nga ajo me në sfond një muzikë të lehtë. Nuk dihet ende kur do e publikojë aktorja albumin, por përrallat janë bazuar nga historitë që ajo i tregon vogëlushit të saj çdo natë. Përpos aktore, Berguzar është edhe këngëtare. Ajo ka publikuar disa këngë ndër vite dhe zëri i saj i ëmbël është vlerësuar shumë. Tani fansat po presin me padurim për albumin e ri dhe sidomos nënat e reja të cilat do të kenë mundësi t’u vendosin fëmijëve për të dëgjuar albumin e aktores./revistawho.com