Gjatë një konference publike mbreti Chalers, i cili e mori titullin menjëherë pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, përmendi edhe figurat e shquara shqiptare.
Në një video që po qarkullon në “TikTok”Charles III shprehet:
“Sot të gjithë njerëzit e Ballkanit janë shumë të njohur në Britani në shumë fusha. Në muzikë Rita Ora, të cilën kam pasur kënaqësi ta dëgjoj të këndojë për herë të parë në Londër javën e kaluar. Shumë heronj ikonikë nga ky vend”, duke shtuar më tej edhe emrin e Shën Terezës.
Për këtë ka reaguar edhe Rita Ora. Ajo ka ripostuar në “Instastory” videon e ndarë nga motra e saj, Elena Ora.









