Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shën Valentini luksoz i Rike Rocit, pushime në Paris me të dashurin biznesmen

18/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shën Valentini luksoz i Rike Rocit, pushime në Paris me të dashurin biznesmen

Modelja Rike Roci, e cila u bë e njohur në Shqipëri pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, mori famë në Itali si tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”. Vetëm në pak orë, ajo u shndërrua në fytyrën më të preferuar të fansave të futbollit nëpër botë, e sidomos për italianët, të cilët e ftojnë shpesh Riken në programet më të rëndësishme dhe me audiencë.





Këto ditë, vajza nga Durrësi, por që jeton në Milano, është kthyer sërish në vë- mendjen e mediave italiane. Kësaj here mediat italiane e vënë përballë gruas së Sergio Ramos, prezantueses spanjolle televizive, Pilar Rubio. Para pak netësh, teksa luhej ndeshja Real Madrid-Napoli, mediat italiane hapën një konkurs votimi për tifozen më të bukur, duke vënë në garë pikërisht Pilar Rubio me Rike Rocin. Dihet që Rubio është cilësuar shpeshherë si femra spanjolle më e bukur, po ashtu edhe Rike Roci.

rike 2


Vajzat bënin tifo për ekipe të kundërta, Rike Roci ishte me Napolin, ku luan Elseid Hysaj, ndërsa Pilar Rubio me Real Madridin, për një arsye më të fortë, pasi ajo është bashkëshortja e Sergio Ramos, mbrojtësit të madrilenëve.

E nisur nga kjo hamendësi e mediave italiane, duke aluduar për një lidhje të Rikes me Hysajn, ajo e mohon plotësisht këtë fakt duke treguar për gazetën “Panorama” se e vërteta është që është e dashuruar me një djalë që s’ka lidhje me futbollin, pasi është biznesmen. Edhe pse ende nuk preferon ta bëjë publik emrin e tij, Rike tregon se 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve, e festoi me partnerin në qytetin e dashurisë, Paris. “Si një vajzë e vogël dhe e lumtur në Disneyland”, ishte mbishkrimi i fotos ku ajo pozonte pikërisht më 14 shkurt.

rike 4

Nuk dihet çfarë dhuratash të tjera mori Rike atë ditë, por mesa duket i dashuri është romantik pasi nuk munguan lulet. Në një foto që kemi siguruar, duket i dashuri me një orë “Rolex” në dorë, ndërsa ndodhet i ulur në makinë me lulet e Shën Valentinit.

rike

Viti që shkoi ishte i bukur për Riken pasi shpesh e kemi parë të postojë foto pushimesh jo vetëm në plazhe, por edhe destinacionet turistike me dëborë. 26-vjeçarja shqiptare komplimentohet gjithmonë për bukurinë dhe format origjinale, ndërkohë që “Sport Mediaset” e ka cilë- suar të ngjashmen e modeles së famshme, Larissa Riquelme.

rike 3

Jo vetëm italianët, por edhe fansat nga vende të tjera të botës u shtuan në Instagramin e Rikes, ku ndjekësit kapërcyen në pak ditë numrin mbi 130 mijë, që nga dita kur u fotografua me dekoltenë e hapur në stadiumin e ndeshjes Shqipëri–Francë./ Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
Next Post
FOTO/ Rishfaqet Xhoana Nano me makinën e saj “Maserati”

FOTO/ Rishfaqet Xhoana Nano me makinën e saj “Maserati”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera