Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle! 12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it 11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SHEN VALENTINI/ Vajza, ja si të zgjoheni seksi nesër në mëngjes

13/02/2016
in Breaking News, Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHEN VALENTINI/ Vajza, ja si të zgjoheni seksi nesër në mëngjes

Vajza! Mund të jeni seksi edhe pas një nate të gjatë gjumi (dhe ndoshta jo vetëm), me sytë pak të fryrë dhe flokët të shpupurisura. T’i prezantohesh partnerit në një mënyrë natyrale nuk është edhe aq e “turpshme”, mjafton të keni një gjendje shpirtërore të përshtatshme dhe të përpiqeni të mbështeteni në aspekte të tjera të qenies tuaj për të vënë më në pah pjesën seksuale, që padyshim ju karakterizon. Të shohim se si:





Një vend i bukur

Ambienti luan një rol të rëndësishëm. Të zgjoheni në një dhomë të ngjyrosur, të pastër dhe të parfumosur, favorizon një gjendje shpirtërore pozitive dhe dhuron energji. Kështu që, përveçse duhet të kuroni veten tuaj, duhet të tregoni kujdes edhe për vendin ku flini.


Tregohuni e vetëdijshme për tërheqjen tuaj seksuale

Përtej grimit dhe rrobave të mira, një grua duhet të jetë e vetëdijshme për tërheqjen e saj seksuale, e cila gjithmonë mbetet diçka e rrënjosur shumë thellë në personalitetin e saj. Në të vërtetë sapo zgjoheni nuk mund t’i keni flokët ashtu siç duhet dhe fytyra nuk do të jetë mirë në maksimumin e saj, por mjafton një lëvizje seksi dhe një zë provokues për t’u dukur e shkëlqyeshme në sytë e tij.

Vishuni si ai

Kërkojini atij një palë boksera dhe një këmishë. Do ta ndieni edhe më shumë praninë e tij, ndërkohë që do t’i shfaqeni në një mënyrë shumë natyrale dhe seksuale. Është shumë eksituese për një mashkull të shohë një femër të veshur me rrobat e tij.

Gjeni një mënyrë që lëkura juaj të jetë gjithmonë e butë

Si mund të ndiheni seksi sapo të zgjoheni? Mënyra më e mirë është të keni një lëkurë sa më të butë e të lëmuar. Përpara se të shkoni në shtrat mësoni të kuroni lëkurën tuaj me një qumësht pastrues dhe tonik. Ndërsa në mëngjes lajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe një sapun të lëngshëm dhe më pas aplikoni një krem hidratues.

Përdorni çaj bimor

Ekzistojnë disa ushqime, që nëse hahen një natë më parë, e bëjnë gojën tuaj të mbajë erë të keqe kur zgjoheni në mëngjes. Ajo është mjaft e bezdisshme, si për ju ashtu edhe për partnerin tuaj. Por, nga ana tjetër, ka edhe disa ilaçe natyrale që mund ta luftojnë këtë problem: përpara se të shkoni për të fjetur, pini një çaj bimor, pasi ai ndihmon në tretjen e ushqimit dhe eliminon erën e keqe të gojës.

Përveçse seksi duhet të zgjoheni edhe në formën më të mirë

Çohuni në mëngjes duke buzëqeshur! Qëndrimi psikologjik që ju merrni në minutat e para pas zgjimit është në njëfarë mënyre sinteza e gjithë ditës. Në qoftë se ju, sapo të hapni sytë, mendoni përsëri për shqetësimet e mbrëmjes së më mëparshme, imagjinoni para kohe një mërzitje së cilës do të duhet t’i nënshtroheni gjatë gjithë ditës, shkoni shpejt në dritare për të parë se si është moti dhe zymtoheni në fytyrë, sepse bie shi apo po fryn erë, atëherë mund të jeni të sigurt që do të keni një ditë të paqëndrueshme. Humori i keq dhe zemërimi në 5 minutat e para të mëngjesit do t’ju zgjasin duke përfshirë tërë ditën, si një hije gjigante, si një shqetësim gjithmonë e më i ankthshëm. Njeriu që fillon ditën duke hungëruar e duke mallkuar, ose duke pësuar teprime nervozizmi e zymtie, do ta zvarrisë gjendjen e keqe shpirtërore nga ora në orë, deri në momentin në të cilin ai do të bjerë përsëri për të fjetur. Trishtimi është një dominues kokëfortë. Ruhuni nga ky gabim! Sapo të zgjoheni skiconi në fytyrë një buzëqeshje të bukur dhe thojani vetes suaj: “Sot do të jetë për mua një ditë e mrekullueshme, plot lumturi”. Krijoni menjëherë ndonjë mendim që t’ju gëzojë (që duhet ta keni përgatitur qysh mbrëmjen e mëparshme, para se të keni fjetur), një kujtim të këndshëm nga dita e mëparshme, ndonjë veçanti të pëlqyeshme që mund të ndodhë gjatë ditës që jeni duke filluar, një ide ose një përshtypje çfarëdo, që t’ju bëjë të kënaqeni, të gëzoheni thellësisht.

 

 

Tags: seksishen valentinvajzatzgjimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 
Breaking News

Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 

11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat
Breaking News

Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat

11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK?
Breaking News

Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK?

11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK! 
Breaking News

Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK! 

11/12/2025
Next Post
Almeda Abazi dedikim të dashurit (foto)

Almeda Abazi dedikim të dashurit (foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera