Sot festohet dita që njihet si festa ndërkombëtare e të dashuruarve. Përveç të shprehurit të dashurisë, nga të tjerë kjo festë ironizohet. Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë imazhe që tregojnë këtë fakt. Mes tyre janë edhe disa postime të të personazheve të njohur shqiptarë. Disa prej tyre kanë një mënyrë të veçantë të “festimit” të kësaj feste. Ndër ta është Noizy, i cili ka postuar një fotografi me mbishkrimin, “Nesër për Shën Valentin. Prindër bëhuni gati se gocat do marrin leje te flenë nga “shoqja” nesër.”
Roza Lati vitin e kaluar, nuk priti dhuratë nga askush për këtë festë, por vendosi ti dhurojë vetes së saj një “gjoks të ri”. “Mbaj mend vjet për Shën Valentin i bëra dhuratë vetes gjoksin e ri. U bë fiks 1 vit. Interneti merrej aq shumë me gjoksin tim, sa i vura dhe emra meqë mi kishin bërë personazhe. I quajta Ana dhe Nina. Kështu që këtë foto si ta titulloj? Të mbaj Valentinin apo të mbaj Anën” –shkruan Roza në postimin e saj të kësaj dite.
Ndërsa, Endrit Mërtiri ka zgjedhur të postojë videon e një vajze të vogël e cila thotë, “Shën Valentin është dita më e mërzitshme për beqarët. Dashuria është në ajër dhe po i shtohet ndotjes.”
https://www.instagram.com/p/BfKiFDxnWay/?taken-by=kcstauffer
/revistawho.com