Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Shenjat e favorizuara dhe ato më me pak fat për javën në vijim

11/11/2017
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Shenjat e favorizuara dhe ato më me pak fat për javën në vijim

Dashi do të jetë më i vendosur falë pranisë së Marsit në shenjë. Do të jenë optimistë dhe të hapur ndaj dialogut dhe më pak të prirur për të treguar forcën. Duhet të bëjë kujdes në fundjavë sepse si pasojë e një ndryshimi mund të mos reagojnë mirë.
Venusi, Jupiteri dhe Dielli nuk do të jenë në shenjën e demit gjatë kësaj jave. Do t’i duhet t’i marrin gjërat me optimizëm, ndoshta edhe për t’i bërë qejfin dikujt që po kalon një fazë delikate në jetën e vet. Do të veprojnë me altruizëm dhe do të tregojnë mirëkuptim. Do të jetë kjo shenjë iniciatori kryesor për të bërë ndryshime në çift.
Dihet që të lindurit e kësaj shenje nuk ndihen shumë rehat në një botë magjike të mbushur me optimizëm. Mendja e binjakëve arrin të depërtojë në thellësi të situatave në dukje të bukura. Kjo ndjesi do ta shoqërojë këtë shenjë deri të enjtjen e ardhshme.
Si mund të kalojë gaforrja një javë sa më të qetë? Thjesht mos mendoni shumë për punën dhe detyrimet që keni. Marsi nuk do të ndikojë për mirë në shenjën tuaj këtë javë, duke ju bërë të ndiheni të stresuar dhe në faj se nuk po bëni mjaftueshëm, si dhe do të keni ndjesinë se jeni në vendin e gabuar.
Luani do të tregohet i fortë këtë javë ! Në këtë periudhë të vështirë për këtë shenjë, luani do të zgjedhë të reagojë me humor. Mërkuri është planeti që do t’i favorizojë për këtë javë. Falë këtij qëndrimi optimist do të kenë energjinë e nevojshme për të përballuar problemet e javës.
Për virgjëreshën java do të fillojë disi kaotike dhe kjo shenjë nuk do të jetë shumë objektive dhe e kthjellët. Megjithatë të tjerët do t’jua vlerësojnë përpjekjet, idetë që do të jepni dhe iniciativat.
Venusi dhe Jupiteri do të kalojnë në shenjën e peshores gjatë kavës së ardhshme. Kjo do t’ju ndihmojë që të jeni optimistë dhe të keni besim në forcat tuaja. Mos bëni punë me nxitim, sepse mund të jetë sfilitëse për ju. Falë mbështetjes së Marsit përpjekjet tuaja s’do të shkojnë dëm. Kurse prania e Neptunit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë që t’i merrni gjërat me qetësi. Të shtunën do të përpiqeni të përmirësoni raportet me të gjithë. Të dielën bëni mirë të ruheni prej atyre që tregohen shumë dyshues.
Natyra e ndrojtur e akrepit do të bëjë që kjo shenjë të jetë si e plogësht këtë javë, ndonëse ka mbështetjen e Diellit, Jupiterit dhe Venusit.
Shigjetari ka ndjesinë se ka gjithçka në kontroll, por kjo është një përshtypje e gabuar. Do t’i keni disi të paqarta idetë gjatë fillimit të kësaj jave, por në fund kjo ka për t’ju pëlqyer. Pas ditës së enjte do të rigjeni pasionin dhe do të keni energji të reja. Mos harroni se duhet të merreni dhe me gjërat që ju sjellin kënaqësi, sepse ndonjëherë mbajtja e angazhimeve mund të rezultojë e vështirë.
Marsi dhe Plutoni do të krijojnë një klimë tensionesh në shenjën e bricjapit gjatë ditëve në vazhdim. Marsi i shtyn që të angazhohen në maksimum, duke bërë që ndonjëherë të lodheni më kot. Por falë mbështetjes së planetëve të tjerë do të kenë luksin që t’i merrni gjërat me qetësi. Mundohuni që të mos lodheni shumë gjatë kësaj jave.
Ky është një moment mjaft i rëndësishëm për të lindurit e shenjës së ujorit, sidomos në aspektin profesional. Megjithatë dhe vetë ata janë të ndërgjegjshëm se duhet të ndërmarrin disa rreziqe. Momenti më i përshtatshëm për të marrë vendime do të jetë në fundjavë, atëherë kur edhe ju do të ndiheni më të sigurt.
Peshqit duket se është shenja më me fat pasi do të jenë të shumtë planetët që do t’i përkrahin gjatë javës së re. Ditën e hënë do të ndiheni optimistë dhe nuk do të trembeni prej kaosit që mbizotëron. Pastaj, andej nga e enjtja, të njëjtët persona që ndienin pasiguri do të marrin iniciativa. Por kjo sjellje e tyre nuk do t’ju shqetësojë, sepse do të vazhdoni të ndiheni të mbrojtur nga kozmosi. Tregohuni të vëmendshëm ditën e shtunë kur Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj dhe do të ndikojë që t’ju ndizen pasionet. /Living






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Elton Deda i del në krah Bleonës, shpërthen ndaj komentuesve: Ju femra ziliqare e çuna që nuk i hidhni naftë makinës

Elton Deda i del në krah Bleonës, shpërthen ndaj komentuesve: Ju femra ziliqare e çuna që nuk i hidhni naftë makinës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera