Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sherif Merdani flet për herë të parë për gruan 21 vite më të re: Më doli vetë përpara…

27/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Sherif Merdani flet për herë të parë për gruan 21 vite më të re: Më doli vetë përpara…

“Se kënduam Let It Be”, kënga e jetës është një kolonë zanore e jetës së burgut për këngëtarin e njohur Sherif Merdani, i cili vetëm pas pak ditësh feston 77-vjetorin e lindjes: “Jam i lumtur, jam shumë i lumtur…” – tregon ai dhe ia kupton lehtë emocionin. Jeta e vërtetë i ka nisur shumë vonë, ashtu si shumë vonë i nisi rinia, dashuria, martesa dhe prindërimi. Por nuk ka asnjë pendesë sot… as brengë. Zoti është treguar bujar dhe fisnik pas errësirës, thotë ai.





I ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Sherif Merdani ka rrëfyer jetën e vështirë të burgut pas Festivalit të 11-të – dënimi i shumë këngëtarëve e kompozitorëve që dëshironin të këndonin “Let It Be.”


Pas vitit ’89, kur nisi jeta e vërtetë e këngëtarit, filluan të ndodhnin një nga një edhe mrekullitë. Sot, prej më shumë se dy dekadash, ai është i martuar me Rozalbën, njeriun e zgjedhur të jetës, e cila ka qenë mbështetja e madhe e artistit, sidomos pas jetës së vështirë të burgut. Por është bekuar edhe me një djalë, Gerardin, për të cilin ndihet po ashtu shumë krenar, shkruan “Class”.

“Ka një fuqi të Zotit, të cilën e kam besuar gjithmonë. Ndihem i privilegjuar, jam i lumtur që jam sot këtu…” – tregon ai në studion e Rudinës.

Ҫastet, momentet më të bukura dhe historitë e pafundme të jetës, Merdani i kujton me zë të dridhur, por, edhe pse jeton prej 5-vjetësh si pensionist, nuk ka ndër mend që ta lërë këngën. Me të birin, ka nisur edhe një tur në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të risjellë për publikun këngët e tij më të mira, por edhe për të qenë më pranë adhuruesve të tij.

Marrëdhënia me Rozalbën dhe njohja me të është po ashtu një histori interesante, e cila lindi me iniciativën e saj. Kujton fillimin e viteve ’90, kur sapo kishte dalë nga burgu: “Pas burgut, më ftojnë në Shkodër për një koncert me estradën, i cili zgjati një javë. Rozalba kishte kurajën dhe më doli para teatrit. E pyeta nëse ishte gjimnaziste, sepse mendova se donte ndonjë autograf. Por ajo m’u kthye:  “Jo, unë jam 27 vjeҫ, jamë mësuese matematike… M’u duk shumë e imët për të qenë në atë moshë, por që në fillim ishte joshëse… Kështu nisi, që nga ai moment nuk u ndamë më…”

Edhe pse kanë një diferencë prej 21-vjetësh, Sherifi tregon se jeta me të ka qenë dhe vazhdon të jetë një harmoni e plotë. Jo më kot, gjithҫka ka besuar e ëndërruar, sot është duke e jetuar. Dhe pavarësisht 77-vjetorit që feston pas pak ditësh, beson se do të jetojë të paktën edhe 20 vite të tjera… për rininë e humbur në burg, për jetën që nuk e lanë ta jetonte, por edhe për të gëzuar më shumë vite me familjen dhe, në një ardhme të afërt, pse jo, edhe me nipër e mbesa.

Tags: sherif merdani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Kujdes! Ambasada amerikane jep një mesazh të rëndësishëm për vizat (FOTO)

Kujdes! Ambasada amerikane jep një mesazh të rëndësishëm për vizat (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera