Një lajm i mirë ka ardhur së fundmi për të gjithë britanikët. Kryeministri Boris Johnson ka rezultuar negativ në testin e fundit për Covid-19. Ai kaloi ditë të vështira në terapi intensive, megjithatë tashmë çdo gjë duket një endërr e keqe.
Zëdhënësi i Downing Street thotë se ai nuk do të spekulojë se kur kryeministri Boris Johnson do të kthehet në punë dhe se ai do të ndjekë këshillat mjekësore se kur duhet ta bëjë këtë.