Nisi si një sherr virtual me hidhje e pritje batutash në “Twitter” një vit më parë, por sot ka shkuar deri në prokurori. Bëhet fjalë për “luftën” për teleshikues midis dy mbretëreshave të së shtunës në televizionin italian Maria De Filippi dhe Milly Carlucci, njëra në Mediaset dhe tjetra në Rai. Ishte prezantuesja e “Ballando con le stelle” e cila u ankua e para për sulmet që sipas saj i janë bërë për muaj me radhë nga faqja që mban emrin e Maria De Filippit. Për këtë arsye autorja dhe drejtuesja e “Amici” apo “C’e posta per te” është thirrur të flasë në prokurori lidhur me aksesin që ka ajo në këtë faqe apo të tjerat që sulmojnë prezantuesen e Rai-t.