Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo? 06/02/2026
Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës 05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël… 05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti? 05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit 05/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sherr në “Big Brother” gjatë gjithë ditës, shkak: furçat e dhëmbëve (FOTO)

26/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Sherr në “Big Brother” gjatë gjithë ditës, shkak: furçat e dhëmbëve (FOTO)

Një sherr i vazhdueshëm ka ndodhur sot në “Big Brother”. Shkak janë bërë furçat e dhëmbëve. Kei dhe Damiano vendosën që t’u fshihnin gjërat banorëve të tjerë dhe nuk kursyen as furçet e dhëmbëve. E me t’u ngritur në mëngjes, gjëja e parë që panë t’u mungonte Fotinisë dhe Lupçes ishin pikërisht këto. Lupça vazhdon të kontrollojë nëpër shtëpi në përpjekje për të gjetur furçën e tij. Vivi e pyet se kush mendon se mund t’i ketë fshehur dhe ai pa pikë mëdyshje i thotë: “Kei, kush tjetër!” Më pas ai pyet edhe Damianon, që bën sikur nuk di gjë. “Unë nuk di gjë ça furçe thua ti. Po mos i laj sot dhëmbët se nuk ka vdekur njeri se ka qëndruar një ditë pa i larë”, i thotë ai. Edhe Kei bën të paditurën kur pyetet nga Lupçe. “Nuk e di, po këtu është bërë një rrëmujë që s’merret vesh”, i thotë ajo. Lupçe këmbëngul dhe thotë se pa larë dhëmbët ai nuk bën dot asgjë, madje as të hajë mëngjesin. Por duket se dikush ka qenë i vëmendshëm në momentin kur janë fshehur gjërat. Fiorentina e kishte nuhatur lojën e Keit dhe Damianos dhe nxorrën të gjitha furçet prej vendit ku i kishin fshehur në banjo. Ajo iu drejtua Damianos dhe Keit të ulur në oborr. “Unë dhe Olsi duhet të lajmë dhëmëbët. Olsi sidomos se e ka problem. Më nxirr furçen time se është higjenike e para dhe e dyta, unë dhe Lupçe kemi furçën njësoj dhe mund të ngatërrohen furçet dhe të kam pa ty dhe Kein që e keni bërë dje në darkë”, i drejtohet ajo Damianos. Damiano nuk kthen përgjigjje. “Me ty po flas dhe po të flas si njeri, brenda mundësi nxirr furçën time dhe të Olsit”, i drejtohet sërish Fiorentina me një tjetër ton. “Unë nuk di gjë”, ja kthen Damiano dhe Fiorentina largohet duke i thënë: “Ok, kështu e lëmë që s’di gjë”. Pasi Fiorentina largohet Kei shfaqet e penduar që ka fshehur furçen e Olsit dhe të Fiores. “Të thashë që do të merrej personale nga çifti në fjalë. Unë refuzoj të loz me ju na tha. Të thashë që gjërat e tyre duhet t’i linim veç”, i thotë ajo Damianos. Furçen e Olsit e gjeti Fotinia, ndërkohë që pak më vonë u gjet edhe furça e Fiorentinës.





Fiorentina e quan të tepruar shakanë e Damianos me Kein, që u fshehën furçet banorëve të tjerë. Ajo thotë se nuk është higjienike gjesti i tyre. “Për mua s’është problem, por nuk duhet ta kishe bërë ti”, i drejtohet ajo Damianos. “Më fal, më fal. Nuk bëj më lojëra”, i përgjigjet ai. “Unë do të jem e para që nuk do të ha bukë se nuk e di ça mund të hedhësh ti aty brenda”, i thtoë ajo, duke i kërkuar që të kthejë furçet. Damiano thotë se ishte vetëm një lojë për të qeshur.

Musa i thotë Lupçes që ta kuptojë se fshehja e furçeve nga ana e Damianos dhe Keit ishte e planifikuar për të shkaktuar përplasje mes banorëve. “Duhet ta kuptosh se gjërat e planifikuara do të dalin të shtunën”, i thotë ai. Më pas, Musa e diskuton këtë me Benardin në banjo. “Kur gjërat nuk vijnë natyrshëm, këto veprime nuk të bëjnë as për të qeshur. Mua më duket budallalëk”, i thotë Benardi. Musa thotë se Keit dhe Damianos nuk u ka ngelur që më për të bërë në shtëpi. “Ajo do të bëjnë se s’kanë çfarë të bëjnë tjetër”, thotë ai.


Tags: Big Brother
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo?
Breaking News

“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo?

06/02/2026
Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës
Breaking News

Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës

05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…
Breaking News

Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…

05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?
Breaking News

Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?

05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit
Breaking News

Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit

05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!
Breaking News

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

05/02/2026
Next Post
Transformohet Sulltanesha Hyrrem, nuk do ta njihni (FOTO)

Transformohet Sulltanesha Hyrrem, nuk do ta njihni (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera