Damiano vijon të sulmojë Kleodianën për “thashethemin” që ajo i tha në lidhje me faktin se dikush po e përdor. E ndërsa ai vijon të hedhë kunja, Kleodiana i përgjigjet “i dashur Damiano, unë nuk ndjehem fare në faj. Ty nuk kanë pse të djegin fjalët e mia”. “Nëse ty nuk të pëlqen sinqeriteti i dikujt që ta thotë përballë diçka, është problemi yt”, i thotë Damiano, ndërsa Kleodiana i përgjigjet se respekti për të është 0. “Në momentin që dikush nuk ka respekt për femrën është 0. Nëse jam unë e keqe, tregoj veten time dhe ti po ashtu. Mënyra jote e komunikimit është 0”, shprehet Kleodiana dhe shton “Më vjen shumë keq për ty se po përdoresh”, fjalë që e nevrikos akoma edhe më tej Damianon.