Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sherr në kafen e Tv Klan, Saimir Kodra shpullë Eni Shehut

12/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sherr në kafen e Tv Klan, Saimir Kodra shpullë Eni Shehut

Një incident mes kolegësh mund të quhet ai që ështe regjistruar gjatë drekës së sotme në restorantin e brendshëm të TV Klan. Burime për Syri.net të pranishëm në vendin e ngjarjes, raportojnë se drejtuesi i emisionit investigativ STOP, Sajmir Kodra ka qëlluar me shpullë pas një debati verbal, gazetarin e ABC Neës Eni Shehu. Sipas burimeve të Syri.net të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë, gjatë drekës së sotme drejtuesi i emisionit STOP ka qenë i ulur në “kafen e Klanit” siç njihet ndryshe ambienti në fjalë bashke me disa persona të tjerë që me shumë gjasë ndodheshin aty për të përgatitur ndonjë temë investigimi. Aty pranë ka qenë i ulur në një tjetër tavolinë, gazetari i ABC Neës Eni Shehu sëbashku me kryeredaktoren e emisionit STOP, Valbona Kurti. Sipas burimeve të SYRI.net, Kodra ka vënë re në një moment gjatë bashkëbisedimit me njerëzit që kishte në tavolinë, se gazetari Eni Shehu po e xhironte me celularin e tij dhe kjo duket se e ka nervozuar tej mase Sajmir Kodrën i cili i është drejtuar gazetarit Shehu me fjalët: “Je mësu me ato të tjerët ti po unë të bëj atë që s’ta ka bërë njeri”- duke e shoqëruar të gjithë dialogun verbal edhe me sharje të rënda. Më pas në këtë e sipër Kodra edhe e ka qëlluar me shpullë gazetarin Shehu duke e rrëzuar për tokë. Situata e krijuar në “kafen e Klanit” ka qenë vërtetë e nderë dhe për një çast ka pllakosur heshtja ndërkohë që e gjithë skena ka filluar dhe ka mbaruar aty. Raportohet se për këtë incident, gazetari Eni Shehu ka vënë në dijeni Drejtorin e Informacionit të ABC Neës, Armand Shkullaku dhe akoma më tej Presidentin e TV Klan, Aleksandër Frangaj. Kjo situatë e pakëndëshme dhe reagimi aspak normal i moderatorit të STOP, Sajmir Kodra pritet t’i kushtojë atij një padi për dhunë fizike. Në këtë pikë, Kodra do të ishte rasti i dytë pas atij me drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli me të cilin gazetari i ABC Neës Eni Shehu ka një llogari të ngjashme që po shqyrtohet nga drejtësia.






Tags: Eni Shehusaimir kodra
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Nuk do ta besoni sa ka ndryshuar fituesi i ‘Big Brother’ (FOTO)

Nuk do ta besoni sa ka ndryshuar fituesi i ‘Big Brother’ (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera