Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Shëtitëm botën me këngët e tyre…”, këta janë artistët shqiptarë me të cilët udhëtuam në vendet më të bukura

23/01/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
“Shëtitëm botën me këngët e tyre…”, këta janë artistët shqiptarë me të cilët udhëtuam në vendet më të bukura

Në kohën e diktaturës kemi dëgjuar shumë këngë që i dedikoheshin tematikave të shumëllojshme, ndryshe nga sot ku gjithçka ka marrë tjetër drejtim. “RevistaËho.Com” ka vendosur t’ju tregojë një prej trendeve të momentit. Nga këngët për Shkodrën, Korçën, Tiranën kemi kaluar tek Milano, Parisi, Rio de Janeiro. Cilat janë ato vargje që na bënë të udhëtojmë nëpër gjithë botën? Ndiqini më poshtë.





Paris, Milano – Majk dhe Ghetto Geasy

“Sa jom n’Paris, sa jom n’Milano. Sa jom n’Berlin, sa jom n’Lugano”, kjo është dilema që shoqëron Majk-in dhe Ghetto Geasy gjatë gjithë kohës. Në verën e vitit që sapo lamë pas, edhe ata që nuk patën mundësi të bënin pushime, udhëtuan pafund, sa në Paris, Milano, Berlin e Lugano. Nuk kishte makinë, bar apo “club” që nuk e vendosi qoftë edhe një herë.


Shanghai – Flori dhe DJ Vicky

https://www.youtube.com/watch?v=sQSQLtBb0jo

“Shanghai hajde, Singapore hajde”, thotë Flori në vargjet e këngës dhe pyet: “A do vije ti me mu?”. Nuk ka përgjigje negative, deshëm apo nuk deshëm i ‘shëtitëm’ këto vende ëndrrash me ‘makinën e hiteve’.

Havana – Ledri Vula & Lyrical Son

Havana është kryeqyteti i Kubës dhe është dalluar gjithmonë për bukurinë e tij, por jo vetëm. Në Kubë çdo vend është i lidhur ngushtësisht me historinë. Kultura që ofrohet aty bën që shumë turistë nga e gjithë bota të surprizohen dhe të kthehen sërish. “Princess Diana” është kënga që na bëri ta njihnim më mirë këtë qytet. Klipi fantastik i Ledrit dhe Lyrical Son na çoi në ëndrra.

SHBA – Dafina dhe Ledri Vula

https://www.youtube.com/watch?v=Y_ea4P-AGtM

E kur jemi te Ledri, harta nuk u mbyll me kaq. Klipi i tij me Dafina Zeqirin na dërgoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për një natë, ata bënë që t’i binim rreth e rrotull botës. “E vogël harta, shëtisim it’s okay. Na pe bojna in Paris, bojna in London, e bojna edhe in L.A!” , kjo është strofa e këngës “Tonight” që na bën të mos ndihemi në Shqipëri kur e dëgjojmë edhe pas kaq vitesh.

SHBA – Loreta Kaçka

Amerikën e kemi shëtitur edhe më parë në festivalin e “Kënga Magjike”, edhe pse këtë herë plot vuajtje dhe dhimbje. Lori shfaqet rrugëve duke krahasuar largësinë me Tiranën dhe distancën që është krijuar mes çiftit. Ndonëse me trishtim, këngëtarja na tregoi anën tjetër të vendit të ëndrrave. Ne shëtitëm pavarësisht kushteve.

Kolumbia – Tayna ft Don Phenom

Në qoftë se nuk e kishit menduar kurrë se do të shkonit në vendin e Pablo Escobar, këtë e bëri Tayna dhe Don Phenom. Që me këngën e saj të parë reperja na shpërnguli në një botë shumë larg nga e jona. Edhe pse nuk deshëm, rrezikuam si në filma…

Francë – Arilena Ara

Mezi e kapëm “Trenin e fundit për në Paris”… Arilena na ndihmoi që në këtë udhëtim mos të ishim vetëm, por me shtetas nga e gjithë bota. Kënga e saj u dëgjua shumë, pasi komentet e reflektuan suksesin e saj. Edhe në këtë rast ne përfituam, shëtitëm qytetin e dashurisë, ndonëse me trishtim.

Rio de Janeiro – Julka

https://www.youtube.com/watch?v=EtdQGu3h0ns

Ndoshta e kishit harruar, por në 2005 kemi qenë një herë në Brazil, konkretisht në kryeqytetin e tij, Rio de Janeiro. Julka na “zhveshi” dhe na dërgoi në shtetin brazilian për të ndjerë pasionin si në ëndërr. Ritmi i kësaj kënge jo vetëm që na bëri të lëviznim, kërcenim dhe ‘shkundeshim’, por që edhe sot pas më shumë se një dekade të kujtojmë që kemi qenë në një nga qytetet më të bukura. /revistawho.com

Tags: amerikeBoteKengeklipmilanoParisshetitje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon
Breaking News

“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon

05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!
Breaking News

Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!

05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?
Breaking News

Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?

05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…
Breaking News

Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…

05/12/2025
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!
Breaking News

Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!

05/12/2025
Next Post
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë ditën e dasmës për herë të tretë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë ditën e dasmës për herë të tretë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera