Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij 13/06/2025
10 destinacionet perfekte për të vizituar këtë korrik! 13/06/2025
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton! 13/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë! 13/06/2025
4 tipare që të bëjnë tërheqëse pa thënë asnjë fjalë! 13/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Shfaqja më e veçantë e Festivalit Ndërkombëtar në Kërcimit në vilën “e ndaluar”

04/10/2024
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shfaqja më e veçantë e Festivalit Ndërkombëtar në Kërcimit në vilën “e ndaluar”

Njerëz të thjeshtë, të udhëhequr në një përvojë të veçantë kërcimi nga një koreografe, në një nga vendet më emblematiketë shqiptarëve, në vilën 31 në Bllok – ky është thelbi i shfaqjes së nesërme të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit. Me dëshirën për të sjellë një përvojë kolektive që vlerëson diversitetin dhe ripërkufizon nocionin e fuqisë dhe bukurisë, koreografja Ermira Goro krijon “Takime” të njerëzve shumë të ndryshëm për nga mosha, gjinia, etniciteti, trupi, dhe aftësia. Përmes kësaj vepre artistike, ajo ka për qëllim të shkëpusë shikuesit nga ideja që kërcimi realizohet vetëm me trupa “të përsosur”, rinorë, muskulozë, e të trajnuar.





Si i vështirësojnë apo pasurojnë lëvizjet veçoritë e secilit trup? Si transformohet një trup “i pamësuar” nga lëvizjet apo ritmet qënuk i përkasin fjalorit të tij të përditshëm?

Çfarë ndjesish mund të lindin nga kjo përputhje vëzhguese?Përmes eksplorimit të individualitetit dhe shprehjes së studimit të lëvizjes, po ashtu dhe kompleksitetit dhe diversitetit të trupave të performuesve, “Takime” i shtyjnë shikuesit të dallojnë copëza të vetes së tyre në skenë, t’i rivlerësojnë ato, si dhe të rishikojnë kuptimin e “të saktës” dhe “të përshtatshmes”.


Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit të Tiranës ka bërë një ftesë publike që kushdo të merrte pjesë në punën e koreografes sënjohur, Ermira Goro. Ftesa ka qenë e hapur për individë të   moshave, qofshin ata të njohur me artin dhe teknikat e kërcimit, ose fillestarë të apasionuar dhe pas më shumë se një jave me prova, gjithçka është gati për t’u shfaqur nesër përpara publikut në dy orare 16:00 dhe 17:00, në një vend që publikun e bën shumë kureshtar, sic është dhe vila 31 në ish-Bllok.

 




ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!
Jetë

Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!

13/06/2025
Cirku Marina Orfei ka mbërritur në Tiranë – Një aventurë magjike për të gjithë familjen!
Jetë

Cirku Marina Orfei ka mbërritur në Tiranë – Një aventurë magjike për të gjithë familjen!

13/06/2025
Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!
Lajme

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!

06/06/2025
Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?
Jetë

Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?

03/06/2025
E pashë Shkodra Elektronike live në Eurovision… dhe kuptova që Shqipëria është gati për më shumë
Jetë

E pashë Shkodra Elektronike live në Eurovision… dhe kuptova që Shqipëria është gati për më shumë

30/05/2025
“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham  “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!
Lajme

“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

30/05/2025
Next Post
Mathew Perry vdiq nga mbidoza e ketaminës, mjeku pranon fajësinë!

Mathew Perry vdiq nga mbidoza e ketaminës, mjeku pranon fajësinë!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera