Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Moti

Shi, stuhi, temperatura të ulëta dhe borë, ja çfarë na pret në ditët e ardhshme!

20/11/2022
in Moti
Reading Time: 2 mins read
A A
Shi, stuhi, temperatura të ulëta dhe borë, ja çfarë na pret në ditët e ardhshme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë një raport të motit për ditën e sotme në vendin tonë. Përmes një njoftimi zyrtar, SHMU bën me dije se Shqipëria u ndikua sot nga kalimi i një fronti okluz meteorologjik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike. Kjo situatë solli si rezultat reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa reshjet e shiut do të vijojnë deri në fund të ditës.





Moti gjatë javës në vijim do të karakterizohet gjithashtu me reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulta, ndërsa në disa zona do të mbizotërojnë dhe reshjet e borës, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga stina e dimrit.

Për ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore. Për ditën e martë dhe atë të mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.


Sipas ISHMU moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Ditën e mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.

Duke filluar nga dita e enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobëta dhe lokale.

Për ditën e premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram
Breaking News

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram

28/12/2024
E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi
Breaking News

E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi

28/12/2024
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?

28/12/2024
Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!
Breaking News

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!

28/12/2024
“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait
Breaking News

“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait

27/12/2024
E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani
Breaking News

E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani

27/12/2024
Next Post
Zbulon se rrezikohet nga sëmundja e rëndë, aktori i njohur lë në mes karrierën!

Zbulon se rrezikohet nga sëmundja e rëndë, aktori i njohur lë në mes karrierën!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera