Fiorentina diskuton me Ambran dhe Olsin debatet me çiftin Danjel dhe Fotini. Për këtë të fundit, Fiorentina, që dikur ndante diskutime të ndryshme dhe shpesh ishin në krah të njëra-tjetrës, ka një tjetër mendim tashmë. “Ai (Danjeli) pse nuk shikon gruan e tij, që e ka me këmbë përpjetë, por shikon këtej?!”, thotë ajo. Më pas, shton se për Danjelin ka një “gur në dorë”, duke nënkuptuar një episod që i ka rënë në sy gjatë kohës kur në shtëpi ishte Elsamedi. Ambra ndan të njëjtin mendim. “Epo këta mendojn se kur thua më fal i ke të mbyllura të gjitha muhabetet”, thotë ajo.