Në muzen ‘Madame Tussauds’ në qytetin e New York, krahas figurave të tjera, është shtuar dhe ajo e divës së muzikës, Beyonce. Por fansat, po ashtu dhe Beyonce, kanë mbetur të shokuar kur kanë parë se kukulla nuk ngjante fare me këngëtaren. Lëkura e saj ishte shumë e bardhë sa mund ta krahasoje me Taylor Swift, nga flokët ngjante si Shakira, sytë si Katy Perry, por asgjë si Beyonce. Muzeu ka dalë në një deklaratë për media, ku ka thënë se gabimi do të rregullohet shumë shpejt.